KreuAktualitetiDo zoti e bën dhe Korça..."Aksion i Bashkisë Shkodër për lirimin e...

Do zoti e bën dhe Korça…”Aksion i Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave nga kabllat e kompanive të internetit.”

Ka nisur sot aksioni i Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave nga kabllat e kompanive të internetit.

Kryebashkiaku Benet Beci ka paralajmëruar se nga sot në qytetin e Shkodrës nuk do të ekzistojnë telat e panumërta të internetit që i ngjajnë rrjetave të merimangave.

“Ka nisur sot aksioni i Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave nga kabllat e kompanive të internetit. Puna ka nisur në Rajonin 1 për të vijuar në të gjitha zonat e qytetit. Siç ishte njoftuar publikisht, ky aksion nisi menjëherë pas përfundimit të afatit të lënë nga Bashkia për heqjen vullnetare të tyre. Në përgjigje të këtij njoftimi, një pjesë e kompanive të internetit kanë qenë bashkëpunuese, duke iu bashkuar këtij aksioni që synon të garantojë sigurinë për banorët nga kablla dhe tela, që për 32 vite janë një gangrenë e qytetit të Shkodrës”- shkruan Benet Beci.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit