KreuAktualitetiMuzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në qytetin e Korçës është një nga...

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në qytetin e Korçës është një nga destinacionet më të përzgjedhur nga vizitorët

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në qytetin e Korçës është një nga destinacionet më të përzgjedhur nga vizitorët, numri i të cilëve, këtë verë ka rritje në krahasim me vitin 2023. Kjo bëhet me dije nga MKAM që shprehet se me një koleksion të mrekullueshëm, arti bizantin shfaqet në harmoni me arkitekturën bashkëkohore. “Dhe e bën muzeun tepër mbresëlënës dhe të pashmangshëm”, thuhet nga MKAM. Sipas të dhënave të publikuara nga ky muze, gjatë periudhës janar-korrik këtë vit ka pasur 10.910 vizitorë. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë, u përurua më 24 prill 1980.

Muzeu është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shekullin XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit.

Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shekullit XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi, etj. Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë i konsideruar si një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë që hapi dyert në vitin 1980 iu nënshtrua restaurimit në vitin 2016. I pozicionuar përgjatë Bulevard “Fan Noli” në Korçë, ky muze është jo vetëm një ekspozitë vizive vlerash, por edhe një institucion unikal në rajon.
@NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit