Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDonald Trump, Presidenti i 47-te i SHBA-se, frika dhe tmerri apo nje...

Donald Trump, Presidenti i 47-te i SHBA-se, frika dhe tmerri apo nje “engjell”?

Kthim në normalitet apo ndryshime të mëdha globale? Besoj të dyja. Kushdo që e njeh, qoftë edhe pjesërisht funksionimin e shtetit amerikan, duhet ta ketë kuptuar se planifikimi është afatgjatë, të paktën gjeopolitikisht, duke u përshtatur me zhvillimet, dhe Presidenti lë gjurmën e tij të veçantë brenda kuadrit të kompetencave të përcaktuara qartë dhe, natyrisht, bën diferencën.
Në realitet, Presidenti do të punojë për Amerikën dhe kjo është e vetmja gjë e sigurt. Pjesa tjetër janë mendime dhe shqetësime. Megjithatë, ai do të punojë në mënyrë të tërthortë edhe për Perëndimin.
Disa e konsiderojnë të diskutueshëm, por ai vetëm i tillë nuk është. Ai ka vizion dhe strategji dhe e di shumë mirë çfarë bën, me disa përjashtime, sipas mendimit tim.
Mund të mos jem dakord me faljen që u dha sulmuesve të Kapitolit ose të mos më interesojë çështja e Panamasë apo e Groenlandës, por sigurisht që më interesojnë njoftimet dhe politikat e tjera të tij, duke filluar nga ekonomia, emigrantët e paligjshëm deri tek rikthimi i qartë i njohjes së realitetit dhe natyrës, pra ekzistencës dhe njohjes vetëm të dy gjinive .
Amerika ka një demokraci të zhvilluar dhe funksionale, dhe për këtë u kujdesën paraardhësit e Presidentit aktual, dhe kjo nuk do të ndryshojë.
Duhet të shohim gjithmonë pamjen e madhe të zhvillimeve dhe jo realitetin e përditshëm të çdo shteti, veçanërisht të atyre që janë të vegjël. Udhëheqësit e zgjuar të shteteve presin, ndërsa politikanët e vegjël kanë ambicie dhe disa parti opozitare, si në vendin tonë, pritshmëri.
Teoritë dhe doktrinat politike gjenden vetëm në libra teorikë dhe në emrat që përcaktojnë identitetin e partive. A të bëj disa pyetje?
Kur ka ekzistuar kapitalizmi? Kur ka ekzistuar komunizmi? Kur ka ekzistuar socializmi? Praktikisht kurrë. Teori të kohëve të tjera, të tejkaluara. Ekonomia e tregut është dominuese në mbarë botën, nën çdo ombrellë (ose mburojë) teorike apo emër.
Presidenti Trump, duke pasur përvojën e mandatit të mëparshëm, si dhe temperamentin e tij politik, do të bëjë ndryshimin e madh dhe do të trazojë ujërat e ndenjura të skenës politike dhe ekonomike botërore. Na mbetet ta ndjekim dhe të shohim.
Suksese President dhe shpresoj që diku në mendjen tuaj të keni një vend të vogël për Shqipërinë tonë të dashur.

Les Miserables

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments