KreuAktualitetiGent Bejko shpërthen keq ndaj Laert Vasilit: E ta dini ju çfarë...

Gent Bejko shpërthen keq ndaj Laert Vasilit: E ta dini ju çfarë është ky pseudopatrioti…

Gent Bejko shpërthen keq ndaj Laert Vasilit: E ta dini ju çfarë është ky pseudopatrioti…

Në një postim në rrjetet sociale, aktori Gent Bejko, ka reaguar ashpër pas debatit të fortë mes Gert Ferrës dhe Laert Vasili në “Big Brother VIP”.

Ai ka mbështetur deklaratat e Ferrës, duke e quajtur Vasilin “pseudopatriot” dhe duke bërë disa akuza të forta ndaj tij.

“Ato që po i thotë Gert Ferra këtij Laertit janë të gjitha të vërteta. Edhe pse e kanë zbuar nga Greqia, edhe pse ka ngrënë dru edhe atë tentativën për heqje nga puna. Që ta dini ju çfarë rruspie është ky pseudopatrioti. Edhe le të më kundërshtoj mua ky “bythka” që na kafshonte balerinët te Dance with Me, po të dojë. Kaq kisha”, shkroi Bejko.

Ai paralajmëroi se do të bllokojë komentet, për të shmangur përplasjet mes ndjekësve.

“Komentet po i bëj block se nuk dua as të ziheni e as të shaheni te muri im. Për më tepër, komente karshi meje mund të bëjnë ata/ato që më njohin, jo ata që kujtojnë se më njohin. Muri im, rregullat e mia. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, përfundoi ai.(Albeu)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit