KreuPress EmigrantDrazen Petroviç/ 7 qershor 1993, dita kur u shua “Mozarti” i basketbollit

Drazen Petroviç/ 7 qershor 1993, dita kur u shua “Mozarti” i basketbollit

Drazen Petroviç/ 7 qershor 1993, dita kur u shua “Mozarti” i basketbollit

Si sot  30 vjet më parë vdiq në një aksident në rrugët e Shtutgartit, basketbollisti, idhulli i rinisë sonë, kroati Drazhen Petroviç.

Drazhe është quajtur “Moxarti i Basketbollit”

Askush nuk ishte si ai, askush nuk kishte teknikën, saktësinë, shkathtësinë dhe inteligjencën e tij. E dominoi Evropën kur ishte 23 vjeç, ishte absolutisht një kënaqësi ta shihje duke luajtur. Ndeshjet ku ai nuk shënonte mbi 45 pikë quheshin dështim. Mbaj mend një finale evropiane ku shënoi 62 pikë, rekord i të gjitha kohërave.

24 vjeç u transferua në Real Madrid (1988), një transferim që theu rekordet financiare për një basketbollist. Një vit më vonë mbërriti në NBA -Portland Blazers. Një vit i tmerrshëm, depresues, më i keqi i karrierës së tij sportive, i vetmi ku preku dështimin.

Por shpejt ndërroi ekip dhe u kthye Drazheni virtuoz e lider. U bë lideri i padiskutueshëm I Nets-ave (New Jersey) dhe tmerri i mbrojtjeve të NBA-së. Për të kuptuar se kush ishte Drazhen Petroviç më poshtë po citoj disa nga yjet më të mëdhenj të NBA-së, përfshirë më të madhin.

Jordan tha për Drazen: “Ishte një thriller të luaje kundër tij.”

Kur Drazhen u pyet: “Nëse do të luante një kundër një me Michael Jordan, kush do ta fitonte këtë lojë, ai u përgjigj pa hezitim: “Varet se kush do e kishte topin e parë. Nëse do ta kem unë i pari unë besoj se do të fitoj”.

Ai nuk u zgjdh asnjëherë në All Star game pavarësisht se statistikat e tij ishin fenomenale në vitet e fundit me Nets.

Me 43.7% të saktësisë në gjuajtjet nga 3 pikëshi ( në karrierën e NBA-së) Drazhen Petrovic është i katërti në listën e të gjitha kohërave të NBA-së. Sa për krahasim, Stephan Curry është i gjashti me 42.6%.
Reggy Miller, një nga basketbollistët më të famshëm të të gjitha kohërave thotë për Drazhen Petroviçin: “Padyshim është gjuajtësi më i mirë i të gjitha kohërave, më i mirë sesa Steph Curry.”

Drazhen Petroviç kishte mentalitetin e Jordan, etikën e punës së Kobe Bryant dhe saktësinë e gjuajtjeve të Curryt.

Padyshim ishte sportisti më i mirë joamerikan që ka luajtur në NBA duke përfshirë edhe Novitzkin, Gasolin, Stojakovicin ,Ginobilin apo Tony Parkerin.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit