KreuKulturë / ArtJordan Petersen_ "Përse njerëzit e kanë të vështirë të dëgjojnë të tjerët..."

Jordan Petersen_ “Përse njerëzit e kanë të vështirë të dëgjojnë të tjerët…”

Cfarë thotë Xhordan (Jordan) Petersen, lidhur me “Përse njerëzit e kanë të vështirë të dëgjojnë të tjerët…”
Po jap një përkthim të shpenguar:

“Njerëzve nuk ju pëlqen kur i detyron të mendojnë në HD (të mendojnë në “rezolucion të lartë” e ka fjalën me largpamësi, të thellohen në atë çfarë bëjnë), dhe nuk është çudi… shiko… le të themi që ti po nget makinën tënde dhe mendon:
– Kjo është makina ime dhe duket që unë e kuptoj atë, dhe prova jote është që ti rrotullon atë gjënë që e drejton dhe ajo (makina) rri në rrugë. Kjo është si e kupton ti makinën. Por, kur ajo prishet, fillon të ndërgjegjësohesh, që nuk e kupton fare makinën tënde. Po hiç fare! Apo jo? Pra konkretisht ti nuk e percepton fare makinën derisa ajo prishet, dhe (pastaj) je shumë i palumtur që të duhet ta perceptosh, sepse e gjitha të duket si një fole e tërë me gjarpërinj dhe nuk ja ke fare idenë së ç’të bësh me asnjë prej tyre.
Pra, njerëzve nuk ju pëlqen të jenë të detyruar të mendojnë në HD.”

Përshtati Teodor Osoja

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit