Arrestohet në Igumenicë, shqiptari i kërkuar për grabitje dhe trafik droge
Kapet një shqiptar i kërkuar në kufirin greko-shqiptar. Shqiptari është ndaluar nga policia greke në Filat të Igumenicës.
Shqiptari nuk bëri rezistencë në momentin e arrestimit, duke pranuar shoqërimin në polici.
Ndaj tij rezultonin dy urdhër arreste nga Prokuroria e Athinës dhe Prokuroria e Selanikut për grabitje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.
Ndaj tij kishte edhe një urdhër që i ndalonte hyrjen në Greqi. Dokumentacioni i kaloi Prokurorisë së Thesprotisë.
Selanik_Arturo Selimllari
@NewsIn.Al

