Dua Lipa tregon emrin që donte të kishte kur ishte më e vogël
“Doja që emri të ishte më anglez”
Dua Lipa është padyshim një prej artisteve më të njohura në botë sot, teksa këngëtarja shqipare prej vitesh tashmë është përfaquësuesja më e mirë e Kosovës dhe Shqipërisë nëpër botë, e përvec talentit të saj të padiskutushëm dhe gjithë “lëvizjeve” të duhura që kë bërë në lidhje me karrierën e saj, cka e bën të vecantë në tregun muzikor është edhe identiteti i saj. Si pjesë e këtij identiteti sigurisht është edhe emri i artistes, Dua, një emër i pazakontë për njerëzit jashtë, por shumë special për të gjithë ne.
Arsyeja përse e dëshironte këtë gjë ishte pasi e vogël, ajo është ndjerë gjithmonë paksa e përjashtuar nga të tjerët dhe gati ja ka arritur që ta ndërrojë, duke qenë se që fëmijë ka qenë gjithnjë shumë e përkushtuar ndaj dickaje që ka dashur: “Babi thotë që është shumë e vështirë të më thuash “JO”.
Gjithsesi jemi të lumtur që Dua nuk ja ka dalë të ndërrojë emrin, duke qenë se Hannah Lipa nuk do ishte kurrë më e bukur se Dua Lipa. Mos ndoshta artistja ka qenë frymëzua si fëmijë, ashtu si të gjithë ne, nga Hannah Montana për këtë?
@NewsIn.Al

