Tuesday, April 21, 2026
spot_img
HomeKulture / Art"Duajini shumë femrat që kërcejnë, ç'do lloj kërcimi!"/ Selanik_ Anila Rezhda

“Duajini shumë femrat që kërcejnë, ç’do lloj kërcimi!”/ Selanik_ Anila Rezhda

Duajini shumë femrat që kërcejnë, ç’do lloj kërcimi!

Kur kërcen një femër…
Kur kërcen një Femër, Meshkujt kuptojnë sa pak të tyret i kanë!
Në atë përkulje trupore si ylber në tokë ato e pushtojnë atë. Kur Femra kërcen me shpirt ka një mall të jetur ose një të Pajetuar! Mundësia të kapi qiellin nga toka mes kërcimit është vetëm i saj!

Mashkulli do përqëndrohet në bukurinë trupore të saj, në muskujt që skicojnë tendosje të mermertë, tek beli që mund të shplodhet një unazë, te këmbë që përkufizojnë hapësira të paprekura, tek flokët që permanizohen në diell, tek një njgjitje fustani që përkufizon pikimet!!

Femra kur kërcen harron që është mbi një Dhe të mërzitshëm ku janë të shkruara vetëm detyrat e saj. Ashtu si hapat e kërcimit ajo tregon sa zona ajrore të padukshme janë pronë e saj. Në atë shpërthim elastik trupor ajo flet më shumë se në gjithë jetën e saj!
Kush di ta lexojë, do kuptojë shumë dhe kiartë ato që në të përditshmen e saj si zbuloni dot kurrë.

Kur kërcen femra mbart një dhimbje që do t’ja tregojë gjithë botës. Kur ajo ngrihet rrëmbimthi nga krahu i një mashkulli që shoqërohet i cili nuk e kërcen në një sallë të mbushur plot me njerëz, ajo dëshëron të tregojë vetminë në të cilën mbytet si peshku pa ujë. Kur mashkulli që e shoqëron e lejon dhe ajo kërcen po vetëm, është si një shans që ai i jep të shprehet dikur diku haptazi! Në këtë rast ajo i gëzohet muzikës dhe jo trupit të saj, çlirimit të tij. Ndjek muzikën dhe përkufizon lëvizjet nga frika e ndonjë sherri të mëpasshëm.

Femrat që kërcejnë lirshëm para njerëzve janë të dashuruarat marrëzisht, dikur, sot nuk ka rëndësi. Ato kërcejnë me mallin e Atij që i shijoi vlerat e bukurisë trupore dhe tendosen lirshëm në kërcime. Është i vetmi rast që femrat nuk xhelozohen fare mes tyre por i adhurojnë. Është një mundësi të tregojnë mes asaj që kërcen se sa humb ai që kanë në krahë duke mos i lënë të lira të kërcejnë edhe ato.

Nuk ka femër që nuk ka dhënë një recital kërcimi para një mashkulli me rrobë neglizhe. Është mahnitëse sa Në fëmijë dhe sa në Më femër mund të shndrrohet. Mjafton që ta dijë se mashkulli do e ndjekë me vëmëndjen e duhur pas shumë kohe, se Ai ka dëshirë ta rigjejnë si dikur në ato fillime, i ka rilindur ndjenja.

Mbas ç’do tradhëtie të mashkullit ose divorcit me të, femra, gjënë e parë që kërkon është që të shkojë diku dhe të kërcejë lirshëm fare, mundësisht dhe tapë nga pija. E di shumë mirë se filloi një udhëtim i gjatë kohor që trupi i saj do dergjet vetëm në shtrat. Në këto raste ato kërcejnë gjatë, lirshëm, vrullshëm, bijen në sy, shoqërojnë këngën me fjalë dhe ndonëse spikatin se janë bërë qëndër e komenteve negative, vazhdojnë kërcimin. Deri në hapin e fundit në ajër shpresojnë se kjo natë do ndrrojë fatin e saj. NUK është mirë ta komentosh femrën që kërcen nga dëshpërimi, as ta ndërpresësh, as të qeshesh me të. Sepse një fëmër që kërcen aq bujshëm gjithmonë nga një dëshpërim i thellë e bën.

Balerinat janë kuklla nga bukuria që të vogla, të lindura për atë art. Shoqëria që të voçkla i veçon, i komplimenton dhe shpesh nofka e tyre është: “e bukur si balerinë je”. Dhe ashtu ndodh. Prindërit e çojnë në balet, ajo zhvillon artin dhe bukurinë e saj me rezultat të ketë një jetë pronë të saj komplimentet mashkullore. Rrallë japin intervista sepse e dinë që pushtojnë skena, janë mbi të mesmen bukuri femërore, kudo që të hynë shkëlqejnë, kanë shumë rregull në vete, rriten me regjim të rreptë. Forma trupore ju reziston ndër vite. Takimi me një shoqe balerinë gjithmonë ka pyetje të kota të shoqes për mirëmbajtjen e trupit të saj!!

Kur një femër kërcen në shi, dihet që ndjek hapat e Atij dhe kujton me mall çmënduri dashurie. Hera kur femra bëhet qull në shi është nga dëshira që atë natë të lagur ajo Nuk mund të djersitet-qull dot në realitet. Femrat që janë shumë të përmbajtura dhe nuk i njgjanë dot të parës, mbyllin çadrën, dëgjojnë muzikë dhe hedhin një kërcim të heshtur hapash rrugëve mbi liqene ujrash të përzier me baltë. Mund të meditojnë me nge, shi bije, i justifikohet vonesa nëse pyetja e pret te dera e shtëpisë…

Femrat që kërcejnë në shtëpi vetëm janë me burrin e gabur. Ai ikën dhe ajo shpërthen në një thyerje të dëshëruar të orendive gjë që ajo e bën me ç’do lëvizje të saj çliruese. Gishtat e tendosur të këmbëve përmbysin jastëkë, largojnë perde, heqin mbulesë tavoline. Ndërsa gishtat e tendosura të duarve Duan tjetër unazë. Është një koncert që e japin para vetes sepse e dinë sa jetë të pajetuar mbart ai trup i paralizuar nga e përditshnja.

Meshkujt paguajnë të shikojnë një balet të bukur jo aq klasik. Nata dhe netët kudo në botë zbukurohen me balerina, si nga ambjentet class e deri te lokale han që dëgjohet fjalor i përdalë. Ata janë thellësisht të lodhur nga rutina me femrën që kanë në shtëpi e cila nuk di të bëjë copë me çmënduri të duhur periudha të zeza të jetës bashkëshortore. Bije në melankoli dhe vetëm ankohet. Atëhere mashkulli ka etje për një trup të lirë që bën dashuri me muzikën dhe jepet sa më plotësisht duke ditur se një ditë do bëhet ushqim për Krimbat. Kjo lirshmëri trupore dhe kërcimet e natës janë nga më të mirë-paguarat në mbarë botën
* Shih Moulin Rouge Paris.

Dëshpërimi i femrës është Migjenian kur ai i thotë lirshëm se ishte me shokët në një lokal me balerina. Nuk ja shan dot, nuk del dot më e mirë se to në pamje dhe atmosferë shpirti.
Një krismë martesore shuhet me një kërcim magjik. Mjafton që rroba e zezë e tejdukshme të skicojë hije trupi i cili përfundon mbi një takë me njgjyrë ku viza e çorapes humbet mbi gju e më lart…
Kur kërcen një femër ka mijëra filozofi jete mbi supet e saj që i shpalos me dënesë ose gëzim.

Jepini rëndësi mënyrës si kërcen femra juaj, ndoshta do merrni përgjigje që nuk i morrët kurrë nga sherret e gjata me Të.
Dhe nëse do ta bësh tënden një femër çoje diku ku kërcehet. Do kuptosh shumë si, sa dhe në ç’farë mënyre e Do dashurinë ajo!!
Sikur qyteti të mbushej një ditë me Femra që kërcenin me shpirt në një ritëm muzikor të dirigjuar nga vuajtjet e jetës, krizës sociale do t’i thyheshin dhëmbët!

Duajini shumë femrat që kërcejnë, ç’do lloj kërcimi!
Janë shoqet e Erës që pllenon botën! Me ❤️ për Ju, NilaR

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments