Edi Rama_2015: Në Korçë po ndodh një fenomen. Një fenomen, që është një model për t’u marrë shembull se si trashëgimia kulturore bashkëjeton me inovacionin dhe me modernitetin…
Histori suksesi që vazhdon me Sotiraq Filo
“Le të jemi të drejtë. Nuk e vizitonin Korçën e përpara Niko Peleshit aq shumë shqiptarë nga Tirana sa ç’e vizitonin pas zgjedhjes dhe pas realizimit të projekteve transformuese te ketyre viteve te fundit. Unë njoh plot njerëz të cilët kanë vajtur në Korçë për herë të parë këto vitet e fundit. Ku të shkonin? Përse?! Ku të shkonin dhe kë të takonin?! Nuk mjaftojnë vetëm shtëpitë e vjetra me ato zonjat me lakror, duhen edhe ato gjëra të tjera që sot Korça po i ka dhe do t’i ketë edhe më shumë. Sepse në Korçë po ndodh një fenomen. Një fenomen, që është një model për t’u marrë shembull se si trashëgimia kulturore bashkëjeton me inovacionin dhe me modernitetin. Nuk flasim për gjëra të mëdha që janë përtej mundësive tona. Flasim për gjera që janë plotësisht brenda mundësive tona. Flasim për gjera që janë plotësisht të mundura dhe jo në një hark shumë të gjatë kohor.”
Edi RAMA_2015
@NewsIn.Al

