Agim Xhafka
Duket njësoj edhe pas gjysëm shekulli.Për shatrivanin e parë te Parku Rinia në Korçë e kam llafnë.
Kështu e hidhte edhe atëhere.Nga lart poshtë dhe atje tek çimento e bazamentit ne,fëmijët e lagjes,pllaquriteshim dhe bënim sprova të mësonim notin.Ato currila ishin krijueset e ylberit dhe gëzonim aq shumë mes ngjyrave të forta sa çuditem sot si nuk na ngelte zemra ato mote.
Ai hauz i vogēl sa një govatë më duket më modern se pishinat e kohës.Nga që tek ai ujë rrinë fshehur dhe kruspull-kruspull aq kujtime sa kur afrohem më kërcejnë para,mē lagin dhe më shtyjnë të bije bëlldum brenda me gjithë rroba.
Shatrivanin e dua sa atë blirin poshtë ballkonit.Ai ma spërkati dashurinë me aromë,shatrivani më freskoi dëshirat,ëndërrat,pasionet e mia.
@NewsIn.Al

