KreuAktualitetiLirohet Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka aprovuar kërkesën dhe i ka...

Lirohet Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka aprovuar kërkesën dhe i ka dhënë lejen që dënimin ta kryejë në shtëpi.

Lirohet Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka aprovuar kërkesën dhe i ka dhënë lejen që dënimin ta kryejë në shtëpi.

Gjykatësja Matilda Fetahu ka dhënë vendimin që pjesën e mbetur të dënimit për ish-ministrin Tahiri të kryejë në shtëpi.

Ai është liruar me kërkesën e prokurorisë.

Vendimi është marrë pasi Tahiri paraqiti një epikrizë që tregon se ai nuk mund të qëndrojë në burg.

Gjykata e Elbasanit ka aprovuar kërkesën dhe i ka dhënë lejen që dënimin ta kryejë në shtëpi.

Ai është dënuar për shpërdorim detyre, teksa pak muaj më parë iu drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Seanca e planifikuar gjatë vjeshtës së 2022 u shty pasi u kërkua zëvendësimi i gjyqtarit Elis Dine me gjyqtarin Elton Frashëri i cili kërkoi kohën e mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes.

Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Sajmir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit