Friday, January 16, 2026
spot_img
HomeAktualiteti"Dumani u përlesh me gjyqtaren", GJKKO reagon ndaj deklaratave të Berishës: Ja...

“Dumani u përlesh me gjyqtaren”, GJKKO reagon ndaj deklaratave të Berishës: Ja e vërteta

“Dumani u përlesh me gjyqtaren”, GJKKO reagon ndaj deklaratave të Berishës: Ja e vërteta

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha se kreu i SPAK, Altin Dumani është konfliktuar me një gjykatëse.

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës.

Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme. Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor”, theksohet në deklaratë.

Thuhet se, këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ia ka zbatuar urdhrat, kanë shkuar dhe ia kanë rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar. Po. Pra këtu ka skena, akte, gjëra, ka përçudnime. Por këto që them unë, nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk mund të jetë kurrë i tillë. Gjykatësi duhet të jetë i lirë në detyrën e tij, për bërë detyrë”, tha Berisha më parë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments