KreuAktualitetiKryeministri THIRRJE urgjente nga Tirana: Do të hartohet “lista e zezë” për…

Kryeministri THIRRJE urgjente nga Tirana: Do të hartohet “lista e zezë” për…

Kryeministri THIRRJE urgjente nga Tirana: Do të hartohet “lista e zezë” për…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë deputetët e Tiranës si dhe drejtuesit e Bashkisë në kryeqytet me qëllim diskutimin e përmbushjeve të pikave të planit për Shqipërinë Europiane.

Rama ka bërë me dije se procesi i legalizimit në Shqipëri ka përfunduar në vitin 2020 dhe se asnjë ndërtim i bërë pas këtij afati, nuk do të legalizohet.

Rama tha se qeveria ka ne plan për të krijuar një listë të zezë, ku pjesë do të jenë të gjithë ndërtuesit apo investitorët, të cilët nuk do të respektojnë lejet e ndërtimit.

“Nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, por për të diskutuar këtë mashtrim të madh ku për fat të keq janë mbyllur sytë për një kohë të gjatë. Nuk do të humbitet asnjë minutë për ti kërkuar Kadastrës për të bërë skualifikimin e të gjithë vetëdeklarimeve. Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë për ndërtuesit dhe të investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do të humbasë të drejtën për të marrë një leje ndërtimi”, tha Rama.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit