Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin
Janë ngritur dhe tre grupe pune lidhur me menaxhimin e shërbimeve të bashkisë së kryeqytetit, me në krye zëvëndëskryeministren Belinda Balluku, risi kjo në bashki.
“Janë ngritur tre grupe pune mes të cilave është një për menaxhimin e performancës së shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ku në krye të saj është vendosur Belinda Balluku. Ky është një funksion politik që i ngarkohet. I jep më shumë argument tezës së përfolur që Balluku mund të jetë kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës. Nëse do jetë apo jo, është Rama ai që e përcakton pasi është ai që vendos kush do përfaqesojë PS-në në pushtetin vendor apo në parlament. Kjo mbledhje tregoi që nuk ishte vetëm rutinë por mund ta quajmë një mbledhje me goxha zhvillime sa i përket menaxhimit të Tiranës, por edhe mesazhet politike që ka përcjellë, ktu përfshirë dhe kërkesat e Ramës për dorëheqjet e drejtuesve të bashkisë tiranë dhe kryetares në detyrë, Anuela Ristanit”
@NewsIn.Al
