KreuAktualitetiSPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, po ndodh zhvillim i fundit…

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, po ndodh zhvillim i fundit…

Prokuroria e Posaçme do te marrë zyrtarisht si të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë (23 Korrik). Erion Veliaj dhe avokatët e kryebashkiakut janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme. Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Erion Veliaj u arresua në zyrën e tij më 10 Shkurt dhe po hetohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si edhe 6 biznesmenë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit