HomeAktualitetiDuro_ Bashkia i mbeti devollinjve, i mbeti të ardhmes, i mbeti ndryshimit!

Duro_ Bashkia i mbeti devollinjve, i mbeti të ardhmes, i mbeti ndryshimit!

Mesazh i kryetarit të bashkisë Devoll Eduard Duro për gjithë devollinjtë!

Qytetarë të Devollit!

Të majtë, të djathtë apo pa bindje partiake!

Kam punuar bashkë me ju pa dallime e ndasi, pa arrogancë e inate, por me profesionalizëm, humanizëm dhe patriotizëm për krahinën tonë.

Kam besuar tek një vizion për të ardhmen e zonës sonë i cili më bëri të rikandidoj dhe të dal para jush me një platformë për të cilën ju falenderoj që i dhatë bekimin e gjerë me votë.

U përpoqëm të bëjmë një fushatë tejet modeste pa shumë shpenzime dhe pa i torturuar njerëzit nga fshati në fshat si eskursione për të mbushur mitingjet si tregues që jemi shumë kur ne vërtet jemi shumë.

Shumë herë më është dashur të duroj ndaj vetes, punës sime dhe familjes shumë shpifje, trillime dhe goditje nën brez që veçanërisht gjatë fushatës u shtuan nga portali në portal me pseudo gazetarë të paguar që e bënë penën e tyre top balte.

Sot mund të them veç kaq:

Bashkia i mbeti devollinjve, i mbeti të ardhmes, i mbeti ndryshimit! ✅

I shpreh mirënjohjen të gjithë devollinjve që më besuan por edhe atyre që ishin skeptik apo kritik ndaj meje, i shpreh mirënjohjen bashkëpuntorëve të skuadrës sonë socialiste që mbeten vlerë e shtuar, i shpreh mirënjohjen të afërmve, miqve dhe sidomos familjes që ishin katalizatorë emocionalë në këtë betejë.

Ndërkohë, pavarësisht baltës që ka hedhur ndaj meje, unë si devolli që besoj te kultura e krahinës sime, dua t’i uroj suksese rivalit tim në jetën e tij personale e familjare.

Do vazhdoj të jem kryebashkiak i të gjithëve pa asnjë dallim, me ju dhe për ju, kurdoherë!

Ky mesazh nuk është gjë tjetër veç se një përqafim i madh për të gjithë ju!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments