KreuAktualitetiDVP Korçë Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1...

DVP Korçë Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.

DVP Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.

Policia Rrugore arreston në flagrancë dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve aksidentoi biçiklistin dhe u largua nga vendngjarja, ndërsa tjetri u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu procedohet penalisht për shpërdorim detyre, pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, edhe një punonjëse e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Pogradec.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve:

• A. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në lagjen nr. 15, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, aksidentoi biçiklistin V. R., 72 vjeç (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën) dhe u largua menjëherë nga vendngjarja. Falë veprimeve hetimore dhe verifikimeve të kryera, shërbimet e policisë rrugore bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

• S. J., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në këtë qytet, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
—————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas publikimit të rastit më datë 10.02.2022, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, filluan procedimin penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasen:

• A. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi kjo shtetase me detyrë punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Pogradec, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i marrë shtetases M. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, shumën prej 15000 lekë, me qëllim bërjen e dokumenteve për pensionin e pleqërisë të bashkëshortit të 61-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit