KreuAktualitetiDy ish-zyrtarë janë arrestuar nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT-së...

Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT-së së Prokurorisë së Posaçme, duke marrë dosje

Një skandal i bujshëm mësohet të ketë përfshirë SPAK-un së fundmi. Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT-së së Prokurorisë së Posaçme, duke marrë prej andej dosje nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK-ut.
Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur pak javë më parë, ku mësohet se është hakeruar sistemi i SPAK-ut.

Në pranga thuhet se kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT-së si të dyshuar kryesorë. Skandali pritet të dërgojë prapa hekurave edhe zyrtarë të tjerë.

Screenshot

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit