KreuAktualitetiDy pasagjerë humbin jetën, kur autobuzi humb kontrollin…

Dy pasagjerë humbin jetën, kur autobuzi humb kontrollin…

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus i linjës së Beratit humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen, duke u përmbysur në rrugë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy pasagjerë humbën jetën në vend, ndërsa të tjerë janë të bllokuar brenda mjetit.

Ata po ndihmohen nga ekipet e emergjencës për të dalë jashtë dhe për të marrë ndihmën e parë. Ende nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore dhe as çfarë u bë shkak për aksidentin e rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga aksidenti tragjik

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit