Dy shqiptarë arrestohen në një makinë me eksploziv dhe detonatorë në qendër të Athinës
Video/Foto: Nikos Mitrusias
Një alarm është dhënë mesditën e së premtes, 11 tetor, në qendër të Athinës, në rrugën Sokratous, pasi brenda një makine u gjet një pako e dyshimtë. Konkretisht, pakoja u gjet në një automjet, i cili u ndalua nga policia gjatë një kontrolli të rastësishëm.
Brenda makinës ndodheshin dy persona me origjinë shqiptare, një burrë (39 vjeç), Armiol Rrasa dhe një grua (33 vjeç), e quajtur Daniela Luari. Burri mbante me vete një armë të markës Tokarev dhe siç rezultoi pak më vonë ai njihet për autoritetet policore ndër të tjera edhe për trafik droge.
Burimet policore thonë se drejtuesi i makinës është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2008 dhe është liruar në vitin 2015. Ai po hetohet për përfshirjen e tij në shantazhe gjatë natës, zjarrvënie dhe bomba në lokalet e natës. Të njëjtat burime thonë se Rrasa ka shqetësuar autoritetet edhe për armëmbajtje, dhunë në familje, vjedhje.
Pakoja duket se përmban plastikë, e cila pritet të ekzaminohet nga ekspertët për të sqaruar rrezikshmërinë e saj dhe dy detonatorë. Informacionet e “ Xhunglës ” thonë se me siguri bëhet fjalë për tritol dhe se pakoja ishte fshehur në një zonë të projektuar posaçërisht, pranë kutisë së marsheve.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zyrtarët e TEEM-it, ndërsa rruga është mbyllur derisa është hequr pakoja dhe më pas makina, e cila është “ngritur” nga një vinç.

@NewsIn

