“Dy vargje” për Vasil Mihon, artistin që nuk lodhet së “thurruri” vargje me aparatin e tij…/Arben Petro Trebicka
Dikur ishte Miti Kecka
Që shpesh filmin na i digjte
Tani kemi Vasil Mihon
Djalë pa fjalë dhe nuk bën hile.
Aparatin mban në dorë
Buzëqeshjen vesh më vesh
Ku gjen njerëz, fusha, male
Tak në sy dhe cuf e shkrep.
Korçën tonë edhe korçarët
Përmes faqes zbukuron
Vlerat, artin dhe kulturën
Ai di si i zbulon.
Është artist, dhe me meritë
Është me zemër, mik e shok
Porsi Cilja s’gjen të tjerë
Jo në Korçë, por as në botë.
Ish dhe Koçi i teto Sofkës
Bënte zhaba në allçi
Por Vasilin në skulpturë
Se kalon dot asnjeri.

@NewsIn.Al

