Dyert e PD të blinduara, Gjokutaj kujton “sulmin” e Gaz Bardhit me “shokë”: Autorët…
Nuk jane harruar përplasjet dhe tensionet e tre viteve më parë mes të djathtëve. As dyert e blinduara brenda selisë blu dhe sulmet ndaj Sali Berisha asokohe dhe nga deputetët demokratë të cilët sot janë reshtuar krah tij.
E së fundmi një fragment aspak të këndshëm nga ajo kohë ka sjellë së fundmi avokati, Genc Gjokutaj. Teksa ka publikuar një foto ku shihen dyert e “shtëpisë së demokratëve” të blinduara, Gjokutaj shkruan se PD nuk u rithemelua nga autorët e kësaj ngjarje dhe as Sali Berisha nuk u lirua prej tyre, duke “sulmuar” kështu Gaz Bardhin, Agron Gjekmarkajn me “shokë” të cilët asokohe mbështesnin Lulzim Bashën.
Kjo eshte vendngjarja! Qe edhe nese dikush mund ta kete harruar dje ne primare do ti shfaqet dhunshem ne 11 Maj! PD nuk u rithemelua nga autoret e kesaj vendngjarje! Berisha nuk u lirua prej tyre por u arrestua me ndihmen e tyre! Harresa eshte gjumi i vdekjes! Kujtesa eshte ringjallja! Fitore PD dhe demokrateve te vertete”, shkruan Gjokutaj.
Dyert e hekurit u instaluan, pas deklaratave të Sali Berishes i cili asokohe lajmëroi se më 8 janar 2022 do të futesh me forcë brenda selisë së demokratëve për të nxjerrë me forcë Lulzim Bashën.
@NewsIn.Al