KreuKulturë / ArtDyshoje për një vend të bukur? (Letër e padërguar)/Nga Ilir Magjistari

Dyshoje për një vend të bukur? (Letër e padërguar)/Nga Ilir Magjistari

Dyshoje per nje vend te bukur?
(Leter e paderguar) “Pita Gora”

Kujtoj teksa rije perhumbur dhe dicka mendoje. Por nuk e dija cfare.
Si jargavanet qe te vareshin supeve ne ate stol ulur,perfytyroja mendimet e tua qe te kishin pushtuar. Ajo ngjyre mjdis ciklaminit dhe vjollces te shkonte me ngjyren e lekures e te flokeve dhe beheshe hyjni.
-Çke?- nuk durova pa te pyetur.
U ktheve nga une e me pe ne sy.
-Nuk e di…! Po mendoja a do kete vend ne kete bote per ne te dy? Ku do rime? Ku do bejme dashuri?
Qesha dliresisht duke te kapur duart.
Ajo lloj “fyerje”,terheqjeje nga cka the:
-Sa budallaqe jam!
U pergjigje dhe humbe ne mendime me koken mes duarve.
-Jo jo. Nuk eshte ashtu si thua. Kjo bote ka nevoje per dashuri,dhe derisa mes nesh ka dashuri,do kete edhe vend-qeshja duke hedhur duart e mia ne qafen tende.
-E vertete,sado i vogel qofte ky vend,ne na mjafton per te ndenjur gjate,shume gjate.
Ktheva koken pa dalluar per cfare vendi flisje,por sigurisht dicka kishe ne mendje.
Te putha ne qafe,ne balle,ne floke dhe mbeshteta koken mbi gjoksin tend te bukur.
-Ja,une e gjeta vendin tim! Do rri ketu. Dhe nuk di nese ka vend me te bukur se kaq. Ketu ka jete,ka ngjyre,ka tinguj te bukur si askund. Vetem…i kam pak frike bletet.
-Bletet? C’lidhje kane bletet? Une asnjehere s’te kuptoj si duhet,e per kete ne vjen kaq inat.
Qeshja….
-Kane kane,sepse ketu ka kaq bukuri,kaq embelsi dhe ato do behen xheloze per koken time mbeshtetur aty.
-Hej zot ku te shkon mendja- dhe me perkedhelje floket.
Pastaj me erdhe ne preher,me rrethove qafen me ato prangat e bukura e te bardha qe ke ne supe dhe peshperisje prane veshit tim:
-Ti je nje zgjua,i zgjedhur per mua…
Sa e mjalte ajo mbremje …

Ilir Magjistari

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit