Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar dje datën 24 shtator për zgjedhjet për kryetar në Bashkinë Kukës.
Presidenti dekretoi datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas vakancës së krijuar pas skandalit seksual të Safet Gjicit, të shpallur fitues në zgjedhjet e 14 majit. Një video skandalin e publikuar shihet teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda zyrës e bashkisë pas komunikimit mes tyre për një tender, e detyroi Gjicin të japë dorëheqje dhe brenda pak orësh edhe shkarkim me vendim qeverie. Arrestimi i Gjicit u bë disa ditë më vonë, më 24 Qershor, për korrupsion pasiv, pasi në video ai i ofron mbështetje financiare gruas Alma K. mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar diskutimet mbi tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.
Sakaq, janë mësura dy nga emrat e përfolur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e shtatorit. Ata janë ish-drejtor i Drejtorisë së Tatimeve në Kukës, Albert Halilaj, si dhe Granit Gjana, nënkryetari i zgjedhur për të drejtuar bashkinë pas shkarkimit të Gjicit. Ndërkohë Berisha ende nuk e ka një emër por konfirmoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kukësit.
Ajo që pritet si surprizuese në këto zgjedhje, është pjesëmarrja e P.D së Bashës dhe rezultati që do marrë.
A do mundet Basha të thyrjë dy të mëdhenjtë e politikës shqiptare, binomin Berisha- Rama?
Apo përsëri do marrë një rezultat sa për të justifikuar pjesëmarrjen?
Kujtojmë se P.D e Bashës ishte dhe përfituese financiare në zgjedhjet e 14 Majit ku mori pjesë e cunguar në disa bashki dhe me rezultat të pa përfillshëm.
A ka filluar koha e re për Bashën? Një sukses në bashkinë e Kukësit do i jepte rolin primar në opozitë.
@NewsIn.Al

