E ardhmja,një çizme që shkel mbi fytyrën e njeriut,përjetësisht.
George orwell
Pushteti mbahet duke shkaktuar dhimbje dhe poshtërim. Hë,pra,e kuptove tani së çfarë bote po ndërtojmë? Një botë frike,tradhëtie dhe mundimi,një botë qē shtyp dhe shtypet,një botë që do tē jetē jo mē pak,por më shumē e pamëshirshme teksa përsoset. Në botën tonë s’ ka për tē pasur ndjesi të tjera veç frikës,tërbimit,triumfit dhe vetëpëruljes. Nuk do tē ketë më kuriozitet, as kënaqësi,teksa shpaloset jeta.
Çdolloj kënaqësie që vjen prej garës do të shkatërrohet. Por,gjithmonë,dhe këtë mos e harro Uinston,gjithmonë ka për të ekzistuar dehja për pushtet,ka për të qenë gjithnjë e në rritje dhe gjithnjë e më e stërholluar.
Po të duash një tablo të së ardhmes,përfytyro një çizme që shkel mbi fytyrën e njeriut,përjetësisht.

GEORGE ORWELL
1984

