KreuAktualitetiE çuditshme...“Kam vrarë një burrë me plumb në kokë”- 17-vjeçari shqiptar shkon...

E çuditshme…“Kam vrarë një burrë me plumb në kokë”- 17-vjeçari shqiptar shkon në polici dhe rrëfen krimin

E çuditshme…“Kam vrarë një burrë me plumb në kokë”- 17-vjeçari shqiptar shkon në polici dhe rrëfen krimin

Një 17-vjeçar shqiptar ka rrëfyer në polici një krim të rëndë që kishte kryer. Adoleshenti ka shkuar në stacionin e policisë në Gjermani rreth mesnatës së të premtes dhe u ka treguar se kishte vrarë një person.

Pasi i riu iu tregoi vendndodhejn e trupit të viktimës, efektivët kanë shkuar në vendngjarja në Norderstrasse në Kaltenkirchen, rreth orës 2:41 të mëngjesit të së shtunës së bashku me shqiptarin.

Ata gjetën kufomën e një burri në pyll, i cili ishte ekzekutuar me një plumb në kokë.

17-vjeçari ka heshtur për detajet e krimit. Ndaj tij është ngitur akuza për vrasje nga pakujdesia.

Mjekët ligjorë besojnë se viktima u qëllua mes të martës dhe të premtes. Gjithashtu është e paqartë nëse vendi ku është gjetur është edhe vendi i krimit. Me sa duket ka të dhëna se viktima, i cili nuk është identifikuar ende, mund të jetë vrarë në zonën e qendrës së qytetit.

Viktima dhe 17-vjeçari shqiptar dyshohet se kanë pasur një mosmarrëveshje për pazaret e drogës. Deri më tani, shqiptari, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, nuk ka pasur precedentë penal.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit