HomeKulturë / ArtE di cfare eshte miqesia?! /Eriketa Koçollari

E di cfare eshte miqesia?! /Eriketa Koçollari

Sot ne mengjes ne bar nje zotri i moshuar me thot:
E di cfar eshte miqesia?!
Isha gati per t’iu pergjigjur por me nderpreu:
”E shikon ate zotrin e ulur atje? Ai esht shoku im
me i mire, kemi lindur ne ’39, jemi lindur dhe rritur
bashk, une kam qen deshmitar i tij ne martes dhe ai ne timen. Kemi blere token per pune dhe cdo dit
vinim ne kete bar dhe merrnim Bianchino dhe
lexonim gazetat. Ai me lexonte se un nuk dij te
lexoj dhe e degjoja. Gjithmone bashk, ne ’78 u
zum dhe qe ate dite nuk kemi folur me, as edhe
nje pershendetje, eh qe nga ’78 pavarsisht gjithckaje, cdo dite vijm ketu gjithmon ne te njejten
ore, cdo dite shiheshim nuk pershendeteshim. Dhe
uleshim ne dy tavolina te ndryshme, te dy merrnim
nje Bianchino. Cdo dit ai merrte gazetat dhe i
lexonte me ze te lart, njerezit mendojn se eshte i
cmendur, por ai e ben per mua!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments