Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiE fundit...Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku

E fundit…Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku

Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku

Një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar, 44-vjeçari shqiptar Xhevdet Plaku, është arratisur mëngjesin e të enjtes nga burgu i Barcaglione në Itali Ancona, teksa mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për një arratisje të heshtur, pa spektakël, por dukshëm e studiuar me përpikëri. Xhevdet Plaku ishte një i burgosur model në Ankona dhe për pak muaj do të kishte përfunduar dënimin

Kjo i kishte mundësuar që tre muaj më parë të përfitojë nga regjimi i parashikuar nga neni 21 i Kodit të Burgjeve. Që do të thotë: punoni jashtë, pa shoqërues.

Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.

Në orën 11:30, kur oficerët e burgut bënë kontrollin rutinë, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Atëherë, alarmi u aktivizua menjëherë dhe të gjitha forcat e rendit filluan ta kërkonin.

Policia italiane ka nisur aksionin për të rënë në gjurmët e tij duke kërkuar në fusha, pyej, shtëpi të braktisura dhe shtigje rreth burgut Barcaglione, por, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments