KreuAktualitetiRama_ "Sheba Medical Center", një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga...

Rama_ “Sheba Medical Center”, një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUT.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në QSUT, ku foli për bashkëpunimin që është mundësuar me Sheba Medical Center, një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUT.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në QSUT, ku foli për bashkëpunimin që është mundësuar me Sheba Medical Center, një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUT.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri nënvizoi se është e rëndësishme që në këtë projekt të angazhohen të gjithë, duke shtuar se QSUT duhet të ngrihet në standarde europiane për menaxhimin. Rama më tej vlerësoi mbështetjen nga Izraeli.

“Ndihma strategjike për burimet njerëzore të spitalit, për mjekët, për administratorët, për të gjitha nivelet e punës, qoftë për vizita punë afatshkurtra në Izrael, apo qëndrime një vjecare për mjekë të caktuar që do të përzgjidhen nga miqtë tanë. Pra kemi garancinë e plotë që edhe nxitja e mëtejshme për të rritur kapacitetet njerëzore do të bëhet mbi baza meritokratike dhe baza të nevojave reale që ka spitali. Nga ana tjetër ndihma për pacientë të caktuar, për një trajtim që duhet bërë gjetkë. E dimë shumë mirë që ka trajtime që mund të bëhen në shumë pak vende të Europës apo botës dhe jam shumë mirënjohës për një angazhim të spitalit Sheba për të trajtuar raste të rënda për fëmijët dhe këto ndërhyrje do të bëhen edhe me perfshirje të mjekëve të QSUT. Pra kemi arsye të besojmë që me këtë partnership, të ecim dhe të sjellim ndryshimet e duhura. Është shumë e rëndësishme që të gjithë. Miqtë nga Izraeli nuk kanë këtu asnjë interes, janë këtu për të na mbështetur”, tha ai.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit