E turpëruar, e zhgënjyer, e rebeluar?!…
E dashur vetja ime mos gjyko, po reflekto, mos hesht, po fol në kohën e vendin e duhur.
Sot me krenari disa triumfatorë menduan se shpëtuan qytetin nga keqbërësit/et.
Po e drejtë! Krenari e justifikuar.
POR…
E keqja më e madhe është ende mes nesh.
Prind, edukator, qytetar mëso me durim fëmijën tënd të brishtë të respektojë VETEN që nesër të mos i vijë turp prej saj, të respektojë kufirin mes “shakasë” apo “hakmarrjes” së shëmtuar, të respektojë atë që e quan shok apo shoqe.
Shoqëri përpara se ti kërkosh brezit të ri të bëhet një shkencëtar bëji thirrje të bëhet qytetar i denjë.
…dhe rebelizmi i Migjenit seç mu kujtua sot për dreq
“Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, ndërsa mbrapa ia loz lojën kur të due. Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis me qindra vetë në vendin tonë.Prandaj, shoqni po deshe të mos lozin në kurris tand, ndrro format. Hiqi bragashat!”

Erjona Pambuku
@NewsIn.Al

