Edhe ky muaj pa shtesë rroge…pse rritja e pagave nuk do të aplikohet për muajin maj
Pavarësisht miratimit në Kuvend, rritja e pagave për të gjitha kategoritë në administratën shtetërore nuk do të aplikohet për muajin maj, por do të kalojnë siç kanë qenë, para se të miratohej ligji i ri.
“Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill, zbardhja dhe aplikimi i vendimeve merr një kohë më të gjatë.
Duke marrë në konsideratë këtu që disa prej institucioneve në fakt titullarët e institucioneve që preken nga ligji i cili kaloi në Parlament mund të aplikoheshin pagat, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin Maj dhe ndërkohë ne me zbardhjen e vendimeve do instruktojmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin Prill qoftë për muajin maj”, deklaroi Ibrahimaj.
@NewsIn.Al

