KreuAktualitetiMarrin fund mashtrimet! Çdo makinë që futet nga jashtë shtetit nuk merr...

Marrin fund mashtrimet! Çdo makinë që futet nga jashtë shtetit nuk merr “OK” nga kolaudimi nëse…

Kontrolli i historikut të kilometrave, i domosdoshëm!

Tashmë që kolaudimi i ka kaluar shtetit, Drejtoria e Transporteve ka nisur verifikimin me mjete inteligjente për makinat që paraqiten me qëllim kontrollin e historikut të kilometrave. Sipas të dhënave, mësohet se në 15 ditë janë 240 mjete që nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik, për shkak të ndërhyrjeve në kilometrazh.

Aktualisht në certifikatën e kolaudimit, përveç kilometrave në të cilat ka automjeti në momentin që i nënshtrohet kontrollit teknik, regjistrohet historiku i tij që prej statusit fillestar.

“Në momentin kur rezulton që ka fshehje të kilometrazhit, ulje të tyre atëherë automjeti nuk pajiset me certifikatën e kolaudimit, por duher që t’i rikthehen kilometrat e reale. Vetëm në atë moment makina vjen sërish në pikën e kolaudimit, i nënshtrohet kontrollit teknik dhe më pas pajiset me certifikatë kolaudimi. Të gjithë ata drejtues automjetesh që duan të verifikojnë kilometrat e automjeteve tashmë mund ta kryejnë atë edhe online, pa pagesë. Nga janari 2023, çdo mjet që vjen nga jashtë shtetit nuk mund t’i bëhen targat ka kaluat testin e kilometrave”, njofton DPSHTRR
@NewsIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit