Edhe sot në 109 vjetorin e Pavarësisë, nga Korça vjen mesazhi që Shqipëria është e të gjithëve, jo sipas tekave të drejtuesve partiakë.
Ishte kënaqësi të shikoje sot në Korçë ceremoninë e përkujtimit të 109 vjetorit të Pavarësisë. Pjesëmarrja e të gjithë drejtuesve të forcave politike i jepte kuptimin e vërtetë të mesazhit që ka kjo Ditë , si asnjë ditë tjetër për shqiptarët. Për Shqipërinë jemi të gjithë baahkë!
Nëse në Vlorë merrnin pjesë drejtuesit kryesorë të shtetit, rra në sy mungesa e kryetarit të opozitëz z. Lulëzim Basha. Ndonëse midis drejtuesve ndjehej një ftohtësi pa shkëlqim…
Kur më shumë se sot këta liderë të dalë nga votat tona do ta kuptojnë që Shqipërinë nuk e ndajmë në parti, por partitë i votojmë që të drejtojnë me programet e tyre. Asnjëherë Shqipëria nuk do të shkojë para , për sa kohë drejtuesit partiakë do e shohin si një pronë pa zot, ku secili mund të zhvatë çfarë të dojë.
Po flas përsëri për Korçën ku pjesëmarrja e zonjës Ledina Aliolli në ceremeni u përshëndet nga të gjithë. Ishte veprim i saj individal si qytetare, ish deputete, dekane e Fakultetit Ekonomik, apo si drejtuese e komanduar e PD?!… këtë do e mësojmë në ditët në vijim. Sido që të jetë- Të lumtë Ledina!

@NewsIn.Al
