Edhe Sali Berisha provoi çdo të thotë të dëbohesh nga PD…
Pothuajse këtë fat kanë pasur gjithë kryetarët e zgjedhur në PD gjatë këtyre 30 vitesh, për kohë të ndryshme.
Ndonëse u formua si një parti e mendimit të lirë, demokracisë në shoqëri , PD nuk shpëtoi dot nga autoriteti i pa diskutuar i njëshit.
Shumë nga drejtuesit e saj në vite u ngrinë dhe u ç’ ngrinë sipas qëndrimit të tyre karshi liderit të partisë Berishës…. E provuan këtë me rradhë duke filluar nga Gramoz Pashko, Ben Imami, Neritan Ceka, Azem Hajdari, Genc Pollo, Tritan Shehu, Eduard Selami, Spartak. Ngjela etj… u “ngrinë” dhe u rehabilituan… si gjithmonë : poshtë Berisha – Rroftë Berisha…
Po deri këtu vërtet ishte një gjë jodemokratike, por për kulturën tonë politike dukej brenda normalitetit. Por rasti i fundit me Bashen dhe Berishën ndryshon. Një njeri pa asnjë kontribut në PD dhe i katapultuar në krye të PD me autorizimin e LIDERIT të padiskutuar, mohoi veten dhe firmosi përjashtimin e vetë Berishës nga strukturat e PD. Nuk e gjykoj rastin a e meritonte apo jo Sali Berisha largimin, por mënyra si u veprua ishte “në traditën” e krijuar prej vetë Berishës.
A do vazhdojë kjo traditë për kryetarët e PD? Po Bashës kush do t’ja firmosë largimin? Apo… është brenda kontratës akoma..

#NewsIn. Al

