HomeAktualitetiEdmond Spaho,emri që i jep dinjitet garës së Korçës

Edmond Spaho,emri që i jep dinjitet garës së Korçës

Edmond Spaho,emri që i jep dinjitet garës së Korçës

Zgjedhjet e 25 Prillit po afrojnë dhe ato nuk vijnë këtë herë si një palë votime të zakonshme. Realiteti nuk është në normalitetin e tij pasi kriza ekonomike është thelluar dhe përhapur në shumë sektorë duke krijuar apati, pesimizëm dhe shumë ngërç motivimi tek të rinjtë. Kjo klimë ndihet kudo, por mbi të gjitha në qytete ku jeta zhvillohet më e ngushtë dhe në mënyre më kapilare

Përveç një nevoje emergjente për ndryshim rotacioni politik, vendit, politikës, parlamentit i duhen zëra të rinj inkurajues, profesionistë dhe me integritet.

Lista e emrave të kandidatëve demokratë në Korçë është një burim besimi dhe kredoje jo vetëm për ne demokratët por edhe për korçarët në tërësi. Ka identitet krahinor, ekuilibër dhe kohezion social e religjioni dhe mbi të gjitha spikasin vlerat e qytetarisë dhe profesionalizmit. Veçanërisht dy radhë dua tia dedikoj emrit të kordinatorit politik Edmond Spaho, një korçar tradite dhe me taban i cili gjithmonë ka lidhur kontributet e veta politike dhe të një profesionisti në ekonomi, me fatet e këtij qyteti.

E mirëprita me shumë energji pozitive kryesimin e ekipit nga profesor Spaho pasi emri i tij i jep dinjitet zgjedhjeve dhe fushatës politike. Korça dhe Edmond Spaho janë binom organik ku rrënja është e përbashkët dhe ushqen qëllimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin.

Edmond Spaho ka spikatur si në rolet ekzekutive ashtu edhe si deputet, apo figurë publike për kauzat në Korçë. Ai ka luajtur një ndikim të madh në ndryshimin e infrastrukturës së Korcës, politikave në mbështetje të fermerëve, subvencionimit të bujqësisë, dhe zhvillimit të bizneseve familjare gjatë viteve të qeverisjes demokrate por dhe gjatë debateve politike në opozitë.

Por ajo që bën të veçantë.profilin e tij politik është dimensioni tejet paqësor fisnik dhe intelektual i Mondit. Korça dhe veçanërisht e djathta, nuk mund të përfaqësohej më me dinjitet sesa figura e Edmond Spaho. Suksese gjithë ekipit!

“Nga një grup intelektualësh korçarë”

#newsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments