E diel, 8 Nëntor, 2026
spot_img
KreuAktualitetiEgnatia-76:"Zjarr i madh në Dhomën e Artizanatit të Selanikut – Dy të...

Egnatia-76:”Zjarr i madh në Dhomën e Artizanatit të Selanikut – Dy të intubuar”

Zjarr i madh në Dhomën e Artizanatit të Selanikut. Trembëdhjetë persona u dërguan në spital me probleme të frymëmarrjes, duke përfshirë dy fëmijë të moshës 4 dhe 12 vjeç. Dy të intubuar.

Është vënë nën kontroll zjarri që ra në godinën ku ndodhet Dhoma e Artizanatit të Selanikut , në rrugën Egnatia 76 .

Gjithsej 13 persona janë marrë nga ambulancat e EKAB-it dhe janë transportuar me probleme të frymëmarrjes drejt spitaleve , ndërsa dy prej tyre nga godina ku ka rënë zjarri dhe ku ndodhet dhoma e zejtarisë, po trajtohen në gjendje të rëndë për probleme të frymëmarrjes që kanë ndodhur dhe janë intubuar. Ata janë dy meshkuj të huaj përkatësisht 25 dhe 55 vjeç.

Mes personave të shtruar në spital janë dy fëmijë të moshës 4 dhe 12 vjeç , me probleme të lehta respiratore

Burrat e Brigadës së Zjarrfikëses kanë larguar persona si nga ky pallat ashtu edhe nga ai ngjitur, që është shkollë, për shkak të tymit.

Deri më tani, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga qendra kujdestare 44 nxënës të cilët janë dërguar në vend të sigurt. Pranë është godina që strehon zyrat e SYRIZA-s në Selanik.

Në vendngjarje kanë shkuar 24 zjarrfikëse me 8 automjete.

Selanik- Artur Selimllari

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit