Friday, June 5, 2026
spot_img
HomeAktualitetiGazetarë investigativë apo korrierë informacionesh të rrjedhura? (Nga Shpëtim Luku)

Gazetarë investigativë apo korrierë informacionesh të rrjedhura? (Nga Shpëtim Luku)

Gazetarë investigativë apo korrierë informacionesh të rrjedhura? (Nga Shpëtim Luku)

Ka një keqkuptim të madh me një kategori njerëzish që punojnë në media në redaksitë e kronikës së zezë. Kanë kohë që janë vetëquajtur gazetarë investigativë. Pak a shumë është si ajo vetëquajtja apo vetëemërimi që bëjnë shumë nga ata që iu “mbijnë” shqiptarëve në sy çdo mbrëmje në emisionet e shumta politike si analistë politikë, por që s’janë gjë tjetër në shumicën e tyre përveçse shërbyes politikë. E pra, këta gazetarët e kronikës, sidomos të kronikës së zezë çfarë janë në të vërtetë? Gazetarë hetimorë?!
Që të jesh gazetar hetimor duhet që produkti gazetaresk të ketë karakter ekskluziv. Pra të jetë frut i një pune, hetimi e mbledhje faktesh nga gazetari, të cilat më pas sugjerojnë në mënyrë shumë të natyrshme një konkluzion të caktuar. Puna hetimore gazetareske ka aftësinë të impresionojë të gjithë, ajo ngjall admirimin dhe zilinë e kolegut tënd konkurent. Ajo është pararendëse e veprimeve të institucioneve të tjera, është preokupuese për to, sidomos ato të drejtësisë. Supozohet që gazetaria hetimore prodhon “lëndë të parë” për institucione të tilla. Produkti gazetaresk i gazetarit hetimor lë gjurmë tek lexuesi e shikuesi e për rrjedhojë ka shumë pak shanse të anashkalohet nga pushteti, sado i korruptuar të jetë ai.
Po çfarë bëjnë kryesisht gazetarë të kronikës? Ata marrin dosje apo copëza dosjesh nga policia, prokuroria dhe ia përcjellin publikut nëpër mediave të tyre. Vërtet e shuajnë kureshtjen e tij, vërtet e lejnë publikun para ekranit të televizionit apo faqes së gazetave print, pavarësisht se “bileta” e kësaj “shfaqeje” nuk është falas apo aq lekë sa kushton gazeta, por dekonspirimi i operacioneve të organeve ligjzbatuese të shtetit. Sikurse ndodhi edhe me operacionin e fubdit te SPAK-ut, më të madhin të ndërmarrë ndonjëherë nga Drejtësia shqiptare. Dhe nuk është se i dëshiron vetë policia apo prokuroria dekonspirime të tilla, por janë segmentë të ndryshëm të korruptuar në këto institucione ata që i “lajmërojnë” kriminelët nëpërmjet gazetarëve “hetimorë” të kronikës së zezë. Të dy palët përdorin njëri tjetrin, i shërbejnë reciprokisht njëri tjetrit. Sigurisht, gazetarët e kronikës nuk kanë asnjë faj pse përdorin materiale hetimore të policisë apo prokurorisë, përveç faktit që këtë e konsiderojnë punë gazetareske hetimore dhe veten gazetarë investigativë

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments