EKO.
Një ditë kandili im do shuhet,
si para meje shumë të tjerëve,
e do të shkoj të rri mes yjesh,
të shkruaj vargje zjarri netëve.
Mbase do ju marrë malli,
mbase edhe zdo tju marrë,
ama nëpër dhëmbë do të thoni:
Ai dreqi ishte pak i marr.
Do të kem për dritë hënën,
qiellin pa fund për tavolinë,
teksa retë si fletë mbars me vargje,
e në pika shiu derdh poezinë.
E tek e qull botën me vargje,
si mijëra pika dashurish,
besoj se thellë do më ndjeni,
si drithërimë, brënda në shpirt.
Do ngini kokën të shihni qiellin,
që vargu im e pikëlloi,
e do të luteni në heshtje,
që ai shi të mos pushojë.
Mëngjesi do të vijë i njomur,
me diellin pas malit në krah,
dhe një pëshpëritje të bukur.
që si eko poezia ime la…
Rinalt Kasko
@NewsIn.Al