Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMarrëveshja “1 milionë euro” në Itali për drogën që çoi në vrasje

Marrëveshja “1 milionë euro” në Itali për drogën që çoi në vrasje

Marrëveshja “1 milionë euro” në Itali për drogën që çoi në vrasje, zbardhen lidhjet e Kristian Markut me fiset Reçi e Gjini!

Kristian Marku, i njohur ndryshe si Kristi Bardhi, ishte një nga emrat më të lakuar në dosjet e policisë për ngjarje të lidhura me gjakmarrjen e përgjakshme mes familjeve Reçi, Gjini dhe Bardhi në Rrëshen. Viktimë e një atentati mafioz më 13 janar 2025, Marku kishte një dosje të pasur penale që përfshinte përfshirje në disa ngjarje kriminale, shumë prej të cilave ishin pasojë direkte e konfliktit të vjetër mes familjeve rivale.

Pas atentatit ndaj Markut në Vlorë, policia e Lezhës kreu kontrolle në banesën e Martin Reçit në Rrëshen, një pjesëtar kyç i fisit Reçi. Megjithatë, nga kontrolli nuk u gjet asnjë provë që ta lidhte drejtpërdrejt familjen Reçi me vrasjen. Vetë Martin Reçi e pranoi ekzistencën e një konflikti të thellë mes familjes së tij dhe asaj të Markut.

“Lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku mbrëmjen e 13 Janarit 2025, humbi jetën Kristian Marku (Bardhi), Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Martin Reçi, pjesëtar i fisit Reçi.

Por nga ky kontroll nuk u arrit të gjendej asnjë ndonjë send i kundraligjshëm, apo që kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ndërsa ky shtetas ka pohuar konfliktin serioz midis familjes së tij dhe familjes Marku alias Bardhi”, thuhet në dosjen hetimore që ka siguruar emisioni “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments