KreuAktualitetiEkonomia shqiptare, një mrekulli, apo subjekt i një analize më të thellë?

Ekonomia shqiptare, një mrekulli, apo subjekt i një analize më të thellë?

Një vend me një rritje të PPB-së 3.3% në 2024 (pritet) dhe një
parashikim për rritje prej 3.5% në 2025 na paraqet një begati
ekonomike dhe qytetarë të begatë.

Por çfarë po ndodh në të vërtetë? Në bazë të censusit të fundit,
mungojnë rreth 300,000 persona në fuqinë punëtore për shkak të
emigracionit dhe bizneset kërkojnë të importojnë fuqi punëtore,
sidomos gjatë periudhës së turizmit (veror) për shkak të rritjes së
tij.

Kostoja e jetesës është rritur, ose thënë më mirë, është dyfishuar
gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, kryesisht në Tiranë, por edhe në
qytetet e mëdhenj. Ndërkohë inflacioni është në nivele të
administrueshme.

Por a dini diçka? Kur rrisni pagesat, ju rrisni edhe konsumin,
domethënë kërkesën, me fjalë të thjeshta. Që do të thotë një presion
ndaj inflacionit për shkak të rritjes së çmimeve tek të gjithë
mallrat, përfshirë ose përjashtuar produktet e naftës.

Zakonisht në ekonomitë normale fuqia e konsumit i përket klasës së
shtresës së mesme, kur bëhet fjalë për të ardhurat. Por këtu gjatë
viteve të fundit po shohim një klasë të mesme në pakësim dhe një
zgjerim, rritje të klasës me të ardhura të ulëta dhe një rritje të
lehtë të klasës me të ardhura të larta.

Dhe shpenzimet për secilën klasë kanë karakteristika krejtësisht të ndryshme.

Klasa e nivelit të ulët përpiqet të mbijetojë. Klasa e nivelit të
lartë shpenzon kryesisht jashtë vendit dhe në mallra të shtrenjta të
importuara. Klasa e nivelit të mesëm, që në fakt është në fuqi, shpenzon
kryesisht brenda vendit dhe përpiqet të ruajë nivelin e saj të
pasurisë.

Ka një rritje në industrinë e ndërtimit prej më shumë se 3% dhe
gjithjë e më shumë po shohim ndërtesa që mbijnë, kryesisht në Tirajnë.
Çmimet për metër katror janë në shpërthim në nivele të larta, por nuk
janë në përputhje me fuqinë blerëse të njerëzve, të paktën me atë që
japin institucionet zyrtarisht.

Shpesh dëgjoj shprehjen që “shqiptarët kanë para.” Por a mund të më
thotë dikush që a ka shqiptarë që paguajnë 6,000 Euro e më shumë për
metër katror për një banesë? Ose, a mund të më thoni origjinën e
këtyre parave? Burimin e tyre, dua të them.

Çmimi i naftës për konsumatorin, që është përbërës në shumë produkte,
është më i larti në rajon. Jo! Nuk është vetëm taksimi i tij që e
shkakton një gjë të tillë. Është edhe oligopoli dhe mungesa e një
rafinerie, një rafinerie moderne, dhe ekspertiza e importuesve.

Le të diskutojmë për borxhin publik, borxhin shtetëror. Natyrisht që
ai është ulur, kryesisht për shkak të rritjes së PPB-së dhe jo në
numra absolutë. Një aritmetikë e thjeshtë.

Ajo që mund të them unë, por edhe ajo që ndjej unë, janë brenda
kuadrit të një rrëmuje ekonomike, me shumë gjëra pozitive e negative
që bashkëjetojnë. Ne gjykojmë duke u mbështetur në numra, shifra e
komentojmë me numra dhe jemi krenarë për numrat!

Kemi një rritje të turizmit. Dakord. Kemi një rritje të turizmit
gjithëvjetor. Dakord.  Por a mund të më thotë dikush të ardhurat për
frymë që vijnë nga paratë e turistëve? A mund të më tregojë dikush
nivelin e të ardhurave për turistët dhe rrjedhimisht a janë ato në
përputhje me shpenzimet e tyre? A mund të më thotë dikush që ku janë
strehuar ata? Hotele? AirBnB? A mund të më thotë dikush sa taksa kanë
paguar hotelet? Po ashtu edhe për bizneset e AirBnB-së? Pretendohet
evazion fiskal i taksave. Sa para kanë ardhur në xhepat e shtetit?

Njerëzit që shpenzojnë më shumë para, më shumë se çdo turist, janë
emigrantët shqiptarë që vijnë këtu për pushime. Ata janë “turistët” e
vërtetë në vendin e tyre të origjinës.

Sa të ardhura më shumë mund të llogarisim ne nga emigrantët shqiptarë
e paratë që sjellin ata? Ata injektojnë para në ekonomi dhe në
sistemin bankar, pasi ata e duan vendin e tyre. Megjithatë ,në fund të
fundit, kjo është një boomerang për ta, sepse shkalla e këmbimit
Euro-lek ndikon në vlerën e parasë së tyre e të kursimeve të tyre dhe
po ashtu në ekonomimë shqiptare në përgjithësi duke promovuar importet
e duke ndëshkuar eksportet.

Duke marrë parasysh që shumica e borxhit publik është në lek dhe është
krejtësisht i brendshëm (bonot e thesarit), unë nuk shoh ndonjë efekt
pozitiv për shtetin.

Nuk i kuptoj ata politikëbërësit. Sinqerisht nuk i kuptoj. Nëse kjo
ekonomi nuk është kaotike, atëhere çfarë është? Për fat të mirë, ose
për fat të keq, nuk është shembulli i vetëm dhe shqiptarëve gjithnjë u
pëlqejnë krahasimet.

Për sa kohë që ky vend i vogël me të gjitha bukuritë e natyrës do të
mbështetet vetëm tek turizmi në rritje, pak bujqësia e industria e
lehtë dhe gjithnjë në nivele gati të qëndrueshme tek të ardhurat nga
emigrantët, vështirë se do të jetë në gjendje të tërheqë mbrapsht atë
fuqi punëtore që i është larguar.

Qeverisja është pikërisht për të formatuar një të ardhme të
qëndrueshme të vendit. Dhe modelet janë të shumta. Aftësia e
politikëbërësve ndoshta do të ishte të përshtasnin sa më shumë këto
modele me ekonomimë shqiptare e jo të prisnin vetëm që paratë të binin
nga qielli, siç po presin gjithnjë e më shumë mbështetje financiare
nga Bashkimi Europian.

Komentet dhe opinionet janë tuajat.

Les Miserables

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit