Shqipëria ka nisur prej disa javësh vaksinimin masiv kundër pandemisë, COVID-19.
Mjekët dhe infermierët janë të parët që po marrin vaksinën, ndërsa ka filluar së fundmi edhe vaksinimi i të moshuarve.
Pas Vlorës, Beratit dhe disa qyteteve të tjera, nesër nis vaksinimi edhe në qytetin e Korçës. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të besuara pranë “NewsIn.al”.
Do të jetë fillimisht stafi mjekësor i spitalit të Korçës që do marrë i pari vaksinën dhe më pas do vazhdohet edhe me pjesën tjetër të popullsisë.
Padyshim një lajm i mirë për qytetarët e Korçës që tashmë do nisin gradualisht vaksinimin, në një kohë kur pandemia globale ka arritur kulmin e saj dhe duket më e egër se kurrë. /NewsIn.al
