Ekzekutimi i rradhës
Një 38 vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukth tek shinat e trenit në Durrës.
Fatjon Dervishi është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se viktima është nipi i Kep Arapit të Sukthit, një emër i njohur për drejtësinë. Arapi është një personazh i njohur në zonën e Sukthit.
@NewsIn.Al

