Tingulli e ndryshon edhe kiminë e trupit, tingulli është pjesëe kimisë së trupit. Për këtë arsye zhanri i caktuar i muzikës jashtëzakonisht tërelakson; muzika noton napër ty, të pastron sikur të ishe larë. Tingulli e ndryshon kiminë e trupit
tënd. Ekziston muzika e cila të bën shumë të epshëm dhe seksual; vetë rrahjet e muzikës e ndryshojnë kiminë e trupit tënd.
Mantra krijon muzikë të brendshme veç me një tonë;baza e saj është monotonia. Dhe nuk ke nevojë ta pyesish Maharishi Mahesh Jogi për këtë çdo nënë në botë këtë e di. Sa herë që fëmija ështëi lodhur, nëna i këndon ninulla – ninulla është mantra: vetëm dy-tre fjalë,madje edhe të pakuptimta, sepse nuk ka nevojë të kenë kuptim. Ajo ulet pranë fëmijës, apo e mbanë në gji rrahjet e zemrës gjithashtu janë muzikë monotone dhe kur fëmija është i lodhur, nëna e vërë kokën e fëmijës në zemrën e saj, dhe rrahjet e zemres bëhen mantra. Dhe fëmija mashtrohet, flen. Por nëse fëmija është pak më i rritur dhe nuk mund të mashtrohet aq lehtë, nëna ia këndon ninullën; vetëm me dy –tre fjale, monotone, të thjeshta – s’ka asgjë të keqe
në këtë. Ky është ilaq shumë më i mirë për qetësim se cilado pilulë tjetër, por prapë është mjet qetësues, pilulë subtile, pilulë tingëlluese, por ajo e aktivizon edhe kiminë e trupit.
Për këtë arsye, po qe se e ke gjumin e çrregulluar, nëse ke vështërsi për të fjetur, mantra është e mirë, por mos mendo se ky është meditim. Mantra do të harmonizoj gjithnjë e më shumë, por nuk do të transformojë. E shoqëria në tërsi gjithmonë është përpjekur të të harmonizojë sipas nevojave të veta. Edhe religjioni gjithashtu është munduar të të harmonizojë ndaj
vetes së vet, këtë është përpjekur të bëjë me ndihmen e moralit, mantrës, jogës. Këtë e ka provuar edhe psikoanaliza e shumë lloje të psikoterapive, për të kthyer përsëri në shoqëri normale. Qëllimi kryesor i shoqërisë është që të krijoj individ të adaptuar. Por nëse e gjithë shoqëria është e gabuar,
adaptimi me ta nuk mund të jetë i mirë. E gjithë shoqëria është e çmendur, e harmonizimi me ta do të thotë vetëm me u çmend.
Njëherë dikush e kishte pyetur Sigmund Frojd-in: “Çfarë ndodh me të vërtetë në psikoanalizë, çka është qëllimi i krejt kësaj?” Ai ishte përgjigjur, e ka qenë person rrall i sinqertë, kishte thënë: “Më së shumti çfarë mund të bëjmë është kjo: ne nga njerëzit histerik fatzi krijojmë njerëz fatzi normal. Kjo është e tëra njerëzit e palumtur histerik, njerëzit normal të palumtur; ne i kthejmë në palumturi normale, siç janë të gjithë të tjerët. Ata kanë
shkuar pak ma larg; kanë krijuar shumë jolumturi dhe janë bërë neurotik. Ne i kthejmë në neruozë normale të njerëzimit.” Frojdika thënë: “Njeriu kurrë s’mund të jetë i lumtur. Ai mund të jetë vetëm në mënyrë neurotike jo i lumtur, apo jo i lumtur normal, por njeriu kurrë s’mund të jetë i lumtur.” Nga mënyra se si është e organizuar zakonisht kjo botë, duket se kjo diagnozë është plotësisht e sakt, por ai nuk është i vetëdijshëm për Budën apo Tilopën; ai nuk është i vetëdijshëm njerëzve të cilët e kanë arritë gjendjen plotësisht të bekuar të ekzistimit. Dhe ashtu është dashtë të jetë, sepse Buda kurrë s’do të kishte shkuar në terapi tëFrojdit – për çka? Vetëm personat histerik shkojnë tek Frojdit, e ai i shëron. E krejt njohuria e tij, krejt përvoja e tij ka të bëj me personat histerik, neurotik. Në krejt eksperimentimin dyzetvjeçar me pacient, ai kurrë nuk e ka takuar asnjë
person të lumtur. Për këtë arsye ai ka të drejtë, në mënyrë empirike ka të drejtë. Eksperimentet e tij tregojnë se ka vetëm dylloj njerëzish: normal të palumtur, dhe histerik të palumtur. Dhe ma së shumti çfarë ai mund të bëjë: është t’ju adaptojë. Mantra, psikoanaliza, religjioni, morali, kishat, lutjet, të gjitha këto
janë shfrytëzuar që ti të adaptohesh. E religjioni i vërtetë fillon vetëm kur ti e nisë rrugën e transformimit; jo për t’iu adaptuar shoqërisë, por të jesh në harmoni me kozmosin. Me qenë i harmonizuar me shoqërinë do të thotë me ra poshtë.(osho)…!Deti Jahaj
@NewsIn.Al

