Elona
Si numri misterioz Π
endem arkimedeve të tua,
mat,
prish,
vij verdallë deri në përjetësi,
për aq kohë sa më lejon
të tërhiqem,
të zgjatem,
të jem shumë afër fillimit tim
dhe të mos më takoj,
as ti nuk mundesh,
edhe pse ke krijuar ca Π të tjera,
epoka të gurta me rroba lëkure,
duke më pritur,
e unë duke ardhur gjithmonë
çdo gjë e bëj në distancë,
të matur me ikjeardhet e mia,
me kotka në fyt të pashpjeguara,
të pashmagshme,
me rrëmujëra të rregullta
me ty,
ah, çfarë duhet të bëj unë me ty(?)
dhe është zhurma e lavatriçes
që më kujton se në fund të ditës
vazhdoj të jem një femër
e zakonshme…
Athinë, 25 Mars 2024 _ Elona Gjergo
@NewsIn.Al
