Moskë: I dhanë goditje elektrike organeve gjenitale të terroristëve të arrestuar – Ia prenë veshin dhe i dhanë ta hante
Në dukje të rrahur dhe me shenja torture, të arrestuarit për masakrën në Moskë, me 137 të vdekur, dolën para gjykatës.
Fotot që qarkullojnë në internet janë shokuese, ku ndër të tjera shihet një nga të akuzuarit i shtrirë në dyshemenë e palestrës me pantallonat deri në kyçet e këmbës dhe një bateri të ngjitur në organet gjenitale.
Fotoja u postua në kanalet Telegram që konsiderohen miqësore me shërbimet ruse të sigurisë.
Një tjetër foto tronditëse raportohet se tregon veshin e një të dyshuari të prerë me thikë gjatë arrestimit të tij në rajonin Bryansk në jug të Moskës.
Në total, autoritetet ruse njoftuan arrestimin e 11 të dyshuarve në lidhje me sulmin, duke përfshirë katër autorët e dyshuar.

@NewsIn.Al