HomeAktualitetiEmërohet Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile (Emri)

Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile (Emri)

Spiro Maliqi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile

Spiro Maliqi, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Vendimi është firmosur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Maliqi vjen në këtë post, pas një karriere në administratën publike.

Ai ka punuar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Drejtësisë etj.

Ai u kthye në Elbasan si shef i Kabinetit për Bashkinë e Elbasanit.

Më pas, ai u emërua prefekt i qarkut të Elbasanit. Karriera vazhdoi si këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në shkurt të këtij viti, kryeministri Edi Rama, e emëroi atë kreun e i ri të Agjencisë së Programeve të Veçanta të Shtetësisë.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments