KreuAktualitetiEmigranti shqiptar 25 vjeçar humb jetën në një aksident në Halkidhiki!

Emigranti shqiptar 25 vjeçar humb jetën në një aksident në Halkidhiki!

Halkidiki: Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident trafiku, makina që po drejtonte e “ngul” në pemë

Një djalosh shqiptar 25-vjeçar ka humbur jetën në rrugën komunale Nea Fokaia – Sanis në Halkidiki, kur mjeti me të cilin po drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një pemë aty pranë, me pasojë plagosjen për vdekje.

Aksidenti ka ndodhur dje (21-06-2024) në orën 16:25. Policia e Kasandrës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Selanik_ Arturo Selimllari

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit