KreuAktualitetiEnida BOZHEGU është shpallur ROTARIANE E MUAJIT KORRIK për vitin e parë...

Enida BOZHEGU është shpallur ROTARIANE E MUAJIT KORRIK për vitin e parë rotarian të Distriktit Shqipfolës 2485.

ROTARIANE E MUAJIT KORRIK
Rotary District 2485

Enida BOZHEGU është shpallur ROTARIANE E MUAJIT KORRIK për vitin e parë rotarian të Distriktit Shqipfolës 2485.

Bio e shkurtër:

Av. Prof.As. Ph.D. Enida Bozheku, është Profesore e Asociuar në Departamentin e së Drejtës dhe Procedurës Penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka fituar titullin Doktore Shkencash në të Drejtë Penale dhe Procedurale nga Universiteti “Sapienza” në Romë, si dhe një doktoraturë të dytë në Studime Politike nga po i njëjti universitet. Me një diplomë të shkëlqyer në Drejtësi, Dr. Bozheku ka specializime në të Drejtën Tregtare Ndërkombëtare dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Që nga viti 2009, ajo ushtron profesionin e avokates në Romë dhe Tiranë. Përveç angazhimeve akademike, ajo ka publikuar dhjetëra artikuj shkencorë dhe është autore e tre monografive shkencore. Dr. Bozheku është e përfshirë në projekte të rëndësishme të shoqërisë civile dhe ka fituar çmime të shumta për kontributin e saj profesional dhe shoqëror.

Enida është anëtare e Rotary Club Tirana International dhe është përzgjedhur si “Rotariane e Muajit Korrik” për meritën e saj të jashtëzakonshme në Shërbimin Përtej Vetëvetes ndaj komunitetit dhe Distriktit Rotarian 2485.

Ky nderim vjen si rezultat i udhëheqjes së saj në aktivitetin “Summer Day Activity” – Edukim Financiar dhe Lidership për Rotaraktorë. Aktiviteti u organizua nga RC Tirana International në bashkëpunim me RC Durrës, Flica, Rotaract Club Tirana dhe Rotaract Club Durrës, me përkrahjen e Distriktit Rotarian 2485 Shqipëri – Kosovë. Gjatë këtij aktiviteti, u zhvilluan seanca të edukimit financiar, lidershipit dhe argëtimit.

Distrikti Rotarian 2485 dhe Guvernatori Butrint Batalli e përgëzojnë Enidën për angazhimin e saj, lidershipin dhe vlerat që përcjell në komunitet.

Rotary International
#TheMagicOfRotary

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit