KreuAktualitetiEnigmë vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, në varrim dhe vajza...

Enigmë vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, në varrim dhe vajza e birësuar

Enigmë vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, në varrim dhe vajza e birësuar

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, çifti i bashkëshortëve që u gjetën dje të vdekur në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit u përcollën sot për në banesën e fundit.

Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët i dhanë lamtumirën e fundit çiftit të moshuar. Në varrim mori pjesë edhe vajza e birësuar e çiftit, e cila jeton në Athinë.

Ndërkohë 10 persona janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bodrisht në Dropull. Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, kishin në trup shenja të shumta dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim për zbardhjen e këtij krimi të shëmtuar!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit